Categories Lajme

Cërrik/Mjeti “fluturon” në lokal, plag osen 5 persona që po drekonin

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik, duke lënë të plagosur pesë persona. Policia njofton se ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, teksa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Cërrik
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal. Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME