Categories Lajme

Certifikatë tamponi për covid për pasagjerët që udhëtojnë me avion drejt Greqisë

Pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për COVId, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se, linjave ajrore u kërkohet të verifikojnë këtë certifikatë para se të hipin në avion dhe në mungesë të kësaj certifikate, pasagjerët nuk e kanë të mundur udhëtimin.

“Në vëmendjen e pasagjerëve që fluturojnë për në Athinë nga 17 Gusht – 31 Gusht “Aegean Airlines” deklaroi sot, se pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi. Kjo certifikatë, në anglisht, duhet të përmbajë emrin dhe pasaportën ose numrin e identitetit të personit dhe të cilin ata i shfaqin pranë oficerëve të sekretarisë së përgjithshme për mbrojtjen civile, pas mbërritjes në Greqi”,- njofton TIA.

“Linjave ajrore u kërkohet të verifikojnë këtë certifikatë para se të hipin në avion dhe në mungesë të kësaj certificate, pasagjerët nuk e kanë të mundur udhëtimin. Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative (pcr) për COVID-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Holanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë më: Pasagjerët në Transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit) Fëmijët deri në 10 vjeç”,- thekson TIA.

“Para check-in: Është e detyrueshme që të gjithë pasagjerët në fluturimet ndërkombëtare të plotësojnë formularin elektronik të pasagjerëve të lokalit të botuar në: https://travel.gov.gr një ditë më parë para mbërritjes. Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Hellenike për identifikimin e testit Random COVID-19 pas mbërritjes.  Pasagjerët duhet të mbajnë dhe të jenë në gjendje t’i demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes”,- përfundon njoftimin TIA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME