Categories Lajme

Zëri i Amerikës për situatën në Kakavijë: Gjendja pas kërkesës së palës greke për testin

Në Pikën e Kakavijës që lidh Shqipërinë me Greqinë të ejten janë krijuar radhë kilometrike të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Radhët erdhën pas njoftimit të qeverisë greke për të kufizuar nga e diela lëvizjen, me deri në 750 persona në ditë në këtë pikë kufitare dhe kryerjen e detyruar të kontrollit për COVID 19. Si asnjëherë më parë gjatë këtyre viteve të fundit radha e mjeteve po shkon drejt fshatit Jorgucat disa kilometër larg nga Kakavija ndërkohë që qytetarët shqiptarë po zgejdhin mjete rrethanore në makina për të mbrojtur nga dielli i fortë fëmijët dhe të moshuarit.

Në disa segmente radha e mjeteve është e dyzuar. Perparimi i makinave është mjaft i ngadaltë ndërkohë që në anën shqiptare të kufirit ka qyetarë që janë në radhë prej orës dy të mesnatës. Vëzhguesit janë të shqetësuar se nëse prurjet do të vijojnë situata njerëzore mund të bëhet më e vështirë prej mungesës së kushteve sanitare. Dyndja e shqiptarëve në kufi për të udhëtuar drejt Greqise vjen pas njoftimit të autoriteteve greke për të kufizuar me 750 veta në ditë hyrjen në kufirin grek që nga e diela e 16 gushtit në pikën e Kakavijës. Po kështu të dielën autoritetet greke kane njoftuar se nuk do të lejojnë asnjë udhëtar të hyjë në Greqi pa analizën molekulare të “Covid 19”. Kjo ka rritur shqyetësimin tek emigrantët shqiptarë që hynë nga Greqia ditët e fundit në territorin shqiptar dhe tani kërkojnë të rikthehen në Greqi pa filluar kuadri i masave shtrënguese.

Sipas të dhënave kufitare shqiptare në ditët e para të gushtit kanë hyrë ne territorin shqiptar disa dhjetëra mijëra emigrantë të cilët do të gjejnë vështirësi te sigurojnë në Shqipëri testin molekular për “Covid 19” dhe më pas të rikthehen në Greqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha mërkuren përmes një postimi në rrjetet sociale se pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë, nga pala greke,do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fazës së orarit prej ores dhjetë te mbrëmjes deri në orën gjashtë të mengjesit.

Ministria e Jashtme shqiptare i ftoi qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar. Ministria e Jashtme shqiptare kujtoi se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavije dhe Kapshticë, do të duhet të vetëizolohen për 7 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME