Categories Lajme

Çëshja e komunitetit LGBTQ, Holanda kundër Hungarisë: Nuk ke vend në BE

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka shpërthyer keq ndaj Hungarisë, pasi kaloi një projekt-ligj të ri të diskutueshëm që ndalon përmbajtjen LGBTQ në shkolla. “Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE. Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë, ka edhe 26 të tjerë (vendet e BE-së). Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha kryeministri i Holandës. Ndërkohë, pas kësaj deklarata, ka reaguar udhëheqësi hungarez Victor Orban, një nacionalist i vijës së ashpër që është kundër njerëzve LGBTQ dhe imigrantëve.

“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve. Unë jam një luftëtar për të drejtat. Unë jam një luftëtar i lirisë në regjimin komunist. Homoseksualiteti u ndëshkua dhe unë luftova për lirinë dhe të drejtat e tyre. Kështu që unë jam duke mbrojtur të drejtat e djemve homoseksualë, por ky ligj nuk ka të bëjë me këtë. Është në lidhje me të drejtën e fëmijëve dhe prindërve”, tha ai.

Kundër këtij projejkt ligi është edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo e konference për shtyp në Bruksel të mërkurën, tha se ligji “qartë diskriminon njerëzit mbi bazën e orientimit të tyre seksual”. “Shkon kundër të gjitha vlerave, vlerave themelore të Bashkimit Evropian dhe ky është dinjiteti njerëzor, është barazia dhe janë të drejtat themelore të njeriut,” tha ajo.

Hungaria ka kaluar legjislacion të ngjashëm më parë. Në Dhjetor 2020, parlamenti i vendit votoi për të ripërcaktuar konceptin e “familjes” në kushtetutën e vendit, një veprim i cili në mënyrë të efektshme ndalon çiftet e të njëjtit seks nga birësimi i fëmijëve. Edhe kjo u prit me protesta nga grupet e të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME