Categories Sport

Merr fund historia, UEFA nuk vendos më Heineken para lojtarëve myslimanë

Pas disa rasteve të përsëritura të lojtarëve që hoqën shishet e sponsorëve të UEFA-s nga tavolinat ku jepnin konferencën për shtyp, ka ardhur edhe një përgjigje pozitive nga qeveria e futbollit e cila mirëkupton lojtarët myslimanë.

Siç raporton “The Telegraph”, zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që të mos vendosin më shishe birre të Heineken përpara lojtarëve myslimanë të cilët do të dalin në konferencë para apo pas ndeshjeve të Kampionatit Europian.

Ishte Paul Pogba që hoqi shishen e Heiniken nga tavolina duke mos prekur ato të Coca Colas dhe kjo vjen për shkak të besimit të tij të devotshëm si myslimanë dhe UEFA e ka pranuar dhe e mirëkupton këtë pjesë ndaj dhe ka vepruar në këtë mënyrë. Rasti Pogba është ndryshe nga ai i Ronaldos i cili hoqi shishet e coca colës dhe UEFA e konsideron atë të portugezit si preference për stilin personal të jetesës ndaj dhe vendimi ka diferenca.

Në rastin se do të lëvizen sërish shishet e Coca Colas, do të ketë gjoba siç është paralajmëruar nga Federatat ndërsa tani për lojtarët myslimanë zyrtarët nuk do të lejojnë më shishe me përmbajtje alkooli siç ishte Heiniken. Me një vendim të tillë, zor se do të kemi më pamje të lojtarëve që do të lëvizin shishet e sponsorëve që në fakt janë shumë të rëndësishëm për UEFA-n dhe zhvillimin e futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME