Categories Lajme

Çështja e Alvin Berisha | Atë që nuk e bën dot Shqipëria e bën Italia

“Të sjellim Alvinin e vogël në shtëpi“. Asambleja legjislative e Liguria miratoi sot unanimisht axhendën e paraqitur nga nënkryetari i Lidhjes, Paolo Ardenti dhe nga këshilltari i Lidhjes Alessandro Puggioni, për të sjellë në shtëpi Alvinin e vogël.Këshilli i Qarkut miratoi unanimisht një axhendë, të paraqitur nga Paolo Ardenti dhe Alessandro Puggioni (Lega Nord Liguria-Salvini) e nënshkruar nga të gjitha grupet, e cila angazhon këtë këshill të bëhet interpretues në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane në bashkëpunimin ndërkombëtar.Ky Këshill do të vendosë, së bashku me Këshillin e Ministrave në Itali, të gjitha instrumentet diplomatike dhe praktike, të dobishme për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që kjo e fundit të arrijë në një përfundim pozitiv, të historisë dramatike të fëmijës 6-vjeçar Alvin Berisha.Ai u lind në Itali dhe u largua nga nëna e tij në dhjetor 2014 e cila e dërgoi 6 vjeçarin në Siri, me qëllim regjistrimin e tij në ushtrinë e ISIS.

Në këtë dokument, Këshilli kërkon që fëmija të ribashkohet me babanë dhe motrat e tij në Itali, dhe të favorizojë një dialog diplomatik, midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, vend i cili ndodhet më afër Sirisë, aty ku fëmija mbahet i burgosur.“Me këtë axhendë kemi angazhuar Regione Liguria të bëhet interpret në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në mënyrë që të mund të vërë në praktikë të gjitha mjetet praktike të dobishme për një përfundim pozitiv të historisë dramatike, duke lejuar ribashkimin e Alvinit të vogël me babanë dhe motrat e tij në Itali , dhe të inkurajojë një dialog diplomatik midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi”, shkruhet në dokument.

Megjithë gjetjen e Alvinit të vogël në kampin Al – Hol në Siri, ekzistojnë komplikime serioze burokratike dhe diplomatike që e ndalojnë babanë të riatdhesojë djalin e tij.Sic duket qeveria dhe autoritetet italiane, janë duke bërë maksimumin e tyre, për rikthimin e Alvinit të vogel pranë familjes së tij. Ndërsa autoritetet shqiptare, ende nuk kanë bërë të ditur se në cilën fazë kanë mbetur tratativat, për tërheqjen e djalit të vogël nga kampi Sirian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME