Categories Politike

Çështja e detit/ Meta: Unë nuk mbaj qëndrime të dyfishta! Rama nuk ka dhënë ende informacione

Presidenti Ilir Meta thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit tha se ai zbaton vetëm kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta. “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona.

Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, shpjegoi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME