Categories Lajme

Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS-së nuk përmbahet ndaj Ramës

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja në një shkrim në mediat sociale, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit me Greqinë, pasi do ta çojë në Hagë. Dedja deklaron se me këtë veprim kreu i qeverisë lau duart si Pons Pilati, ndërsa kujton faktin që Turqia dhe Greqia që kanë një konflikt edhe më të madh, po e zgjidhin mes tyre çështjen e detit. Ai thotë se të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b…, ndërkohë pretendon se territori shqiptar nuk mund të mbrohet nga Rama.

“Rama në lidhje me çështjen e Detit me Greqinë lau duart si Pons Pilati. Ndërkohë Turqia dhe Greqia, po për të njejtën çështje, me rekomandimin e BE, do ulen sërish në bisedime, pra nuk do ti drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare. Të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b… por s’ke ç’pret nga ata që i kanë zëne për gryke me afera të pista. Territorin e shtetit shqiptar dhe interesat e kombit shqiptar nuk mund t’i mbrojë dot Edvin Kristaq Rama, Kalorësi i betuar i Kishës Greke! Herët ose vonë, historia i damkos tradhëtarët dhe ata që për interesa karriere politike shesin dhe kombin dhe shtetin!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME