Categories Lajme

“Grekët nuk kanë dalë kurrë duarbosh nga ne” aktivisti zbulon ‘çështjen’ e fshehur që u diskutua në tryezë me ministrin Dendias

Aktivisti Aulon Kalaja i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë dhe për çështjen e detit si dhe të ligjit të luftës. Kalaja nënvizoi faktin se me rëndë është që negociatat për çështjen e detit të mos i lihen në dorë kryeministrit Edi Rama.Më tej gjatë fjalës së tij Kalaja shtoi se ministri grek duhet të kishte ardhur me një dokument zyrtar për heqjen e ligjit të luftës. Po ashtu Kalaja ngriti dyshime që në tryezë është diskutuar edhe një çështje tjetër, e cila nuk është bërë publike dhe që ka të bëjë me fitimin e koncesionit nga kompania greke ‘Terna’ për rrugën Milot-Fier.

Kalaja tha se grekët nga vendi jonë nuk kanë dalë duarbosh, dhe se ministrit grek i është premtuar koncesioni që kap vlerën 1.2 miliardë euro dhe se për 35 vite do të rëndojë për shqiptarët 20 euro vajtje-ardhje. “Sot ministri grek nuk erdhi me një vullnet dhe dokument zyrtar që ta hiqte ligjin e luftës. Ligji i Luftës është një ligj i kalbur. Që ta kuptojnë edhe shqiptarët, ne jemi në gjendje lufte me Greqinë. Ato e kanë përdorur si një kalë lufte, për çështjen e  tokave çame, por ai është një ligj i vdekur pasi të dy vendet janë anëtare të NATOS.

U përmend si një arritje, por nuk na u tha se kur dhe si do të hiqej. Shprehu vullnetin e supozuar të Mitsotakis. Pse nuk foli për çështjen Çame, për shkollat shqipe që duhet të hapen në Greqi. Pse nuk foli për varrezat çame? Gjykoj se në tryezë mund të jetë folur për një çështje tjetër. Grekët sa herë kanë ardhur në Shqipëri nuk kanë dalë duar bosh. Ministri Dendias doli shumë i qeshur, pavarësisht se u protestua për ardhjen e tij. Bëhet fjalë për një çështje që do të zgjidhet brenda javës këtu do të jemi.

Bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro, që kompania ‘Terna’ do të marrë në koncesionin e rrugës Milot-Fier. Ky zotëri të merrte garanci nga Rama dhe të tjerët. Koncesioni që i kemi dhënë grekëve për 35 vite do të rëndojë për shqiptarët 20 euro vajtje-ardhje. Shpresoj shumë që jo, por nuk besoj se grekët do të dalin duarbosh nga ky vend.“- tha Kalaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME