Categories Lajme

Çështja e detit/ Rama nga Vlora: Nuk ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Vlora çështjen e kufirit detar me Greqinë, teksa kjo e fundit ka deklaruar se do të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare. Mes të tjerash, kreu i qeverisë është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë për detin pa miratimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas Ramës, është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që nuk ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re nuk kemi asnjë nisje negociatash.

Deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje nuk ka të bëjë me Shqipërinë Një shtrirje e tillë nuk është e mundur me Shqipërinë. Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese”, është shprehur Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME