Categories Lajme

Franca mbron Greqinë, Rusia radhitet krah Turqisë në Egje

Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë. Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë. Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rëndësishme të Egjeut Lindor.

Njëra prej zonave është pikërisht territori ku ndodhet anija turke “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime sizmike në Egjeun Lindor. Njoftimi u dha përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes. Kështu, duket se Greqia ka marrë në krah Francën, ndërsa Turqia dhe Rusia ndodhën përballë tyre në Egjeun Lindor, zonë e cila rrezikon të kthehet në një arenë të vërtetë lufte./ Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME