Categories Lajme

Çfarë bëri Tahiri një ditë para se prokuroria të vendosë për hetimet ndaj tij

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të vendosë të hënën mbi fatin e dosjes “Tahiri”. Prokurorët e çështjes do të mblidhen për të diskutuar mbi hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, afati i të cilave përfundon më 17 tetor.
Por të dielën, Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregon se si po e kalon ditën. Nga fotografitë duket se është shumë i relaksuar, dhe do të japë përshtypjen se nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të merret për të.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e krimeve të rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.
Burime pranë organit të akuzës thonë se afatet e hetimit mund të shtyhen edhe me 3 muaj.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME