Categories Lajme

“Çfarë bëri Turi, se na iku truri”! Ja pyetja në testin e Letërsisë që revoltoi maturantët

Maturantët janë ngritur sot në protestë, duke u ankuar se provimi i Gjuhës dhe Letërsisë ishte i vështirë dhe i pakuptimtë. Maturantët shprehen se pyetjet ishin absurde dhe nuk kishin të bënin aspak me lëndën apo me ato që kanë mësuar gjatë 3 viteve gjimnaz. Njëra ndër pyetjet kryesore që revoltoi më shumë maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet kishte të bënte me “Turin”, një personazh pjesë e një problemi.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen:

“5. Lexoni paragrafin e meposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt. B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij. C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla. D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”
Siç e kuptuat ky ishte “Turi” që ua ka nxirë jetën dje maturantëve, por këta të fundit e vazhduan ‘problemin’ e Turit edhe pas provimit. Në rrjetet sociale brenda pak orësh “Turi” u kthye në sensacion përmes ironisë dhe talljes nga maturatët që publikuan meme dhe ‘sugjerime’ për ministren e Arsimit që Turi të përfshihej edhe në provimet e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME