Categories Lifestyle

Karantina i ka bërë njerëzit më kreativë. Shpikja: Pica me gjethe hithre!

Karantina i ka bërë evropiano-perëndimorët jo vetëm të interesohen më tepër për frutat dhe bimët e egra që ofron natyra, por edhe të shpikin receta të reja.

Masat e karantinës që në Britaninë e Madhe hynë në fuqi më 23 mars dhe që tani janë lehtësuar, u kanë hapur sytë shumë banorëve të qytetit për frutat dhe bimët që lulëzojnë në hapësirat e gjelbra të qyteteve në pranverë. Këto bimë dhe fruta që i përdornin dikur gjyshet kishin rënë në harresë, por falë koronavirusit britanikët po i rizbulojnë ato. Fjala është për hithrat, radhiqet, lule gojë-ujku, kërpudhat e rralla pranverore, gjethet e njoma të manaferrave, dhe mjaft bimë të tjera të egra, që gjenden poshtë shkurreve e në brigjet e lumenjve, thotë DW.

Ekspertët tani thonë se karantina i ka shtyrë njerëzit të rivendosin kontaktin me natyrën.

Ata po interesohen më shumë për bimët medicinale apo historitë dhe mitet që lidhen me fuqinë dhe efektet që u atribuohen e bimëve të caktuara. Një piceri në lindje të Londrës së fundi po dhe pica me gjethe hithrash, lëpjeta apo bimë të tjera, për të cilat në fillim iu desh t’i bindte klientët se nuk ishin të rrezikshme. Tani shumë njerëz e kanë kuptuar se sa të shijshme janë dhe shpresat janë që gjithmonë e më shumë njerëz të porosisin pica të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME