Categories Politike

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Me opozitën ndahemi ende në disa pika

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.

Duke folur për mediat në fund të mbledhjes, Gjiknuri u shpreh se të hënën, ose maksimumi të martë, do të ketë gati draftin final të dakordësuar nga të gjitha palët.

Patëm mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, ku dakordësuam pjesën më të madhe, që lidhje me financimin e fushatës, rolin e medias. Kemi ende 2-3 pika, që duan diskutim. Besoj të hënën do të kemi gati draftin, që përmban të gjitha çështjet e adresuara gjatë kësaj kohe. Besoj të hënën, ose maksimumi të martën, të dërgoj draftin final. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë. Po diskutojmë dhe disa pika të fundit, ku do të reflektohen dhe disa shqetësime që mund të ketë opozita jashtëparlamentare. Ekspertët lanë që drafti të jetë i plotë të hënën.

Do të lejohen reklamat politike, nuk jemi në kushtet për t’i ndaluar, ndaj dhe do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor. Buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1/3, pra 3 herë më shumë se çka do të marrin nga buxheti. Llogaritë bankare do duhet të jenë deklaruar me kohë”, u shpreh Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME