Categories Politike

Cfarë do të ndodhi me ish-kryebashkiaku i Durrësit

Gjykata e Durrësit ka zhvilluar seancën për t’u komunikuar masën e sigurisë personave të arrestuar në lidhje me hetimet pas tërmetit të datës 26 nëntor. Policia e Durrësit arrestoi 3 ditë me parë 9 persona dhe shpalli në kërkim 8 të tjerë si të përfshirë në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit në këtë qark, duke anashkaluar të gjitha standardet se avokatët mbrojtës në seancë kanë pasur tone të ashpra midis palës mbrojtëse. Ata kanë theksuar se nuk po vihen para drejtësisë personat e vërtetë. Tashmë grupi i Prokurorëve ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të gjithë personat, ndërkohë avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar me argumentet për mosvënien para drejtësisë personat përgjegjës.

Ndërkohë ekspertët janë justifikuar se i është dashur të japin firmën. Leja e ndërtimit fillimisht është dhënë për një objekt njëkatësh dhe më pas pronarët kanë filluar të bëjnë shtesa të tjera.
Për këto ngjarje Gjykata ka lëshuar urdhër arreste, për personat e shpallur në kërkim, ende nuk ka të ndaluar, disa persona gjenden jashtë vendit, ku sipas të dhënave dy bashkëshortët Qato, janë larguar për të marrë ndihmë mjekësore jashtë vendit. Grupi i prokurorëve ka konfirmuar se Vangjush Dako do të merret në pyetje si person që ka dijeni për këto ngjarje.

Ku duket qartë se nuk kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore, por për një papërgjeshmëri totale të punonjësve të shtetit që kanë lëshuar leje ndërtimi, leje legalizimi, për ndërtesat që i shembi termeti.  Hetimet janë kryer nga prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli. Dosja mban Nr.2466, dhe bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” . Deri më tani policia ka vendosur në pranga 9 persona që dalin neser në gjykatë, ndërsa 9 të tjerë jane ende në kerkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME