Categories Lajme

Papunësia është ulur sërish

Shifrat zyrtare tregojnë se në fund të tremujorit të tretë, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është në nivelin 11.4 %. Papunësia është ulur sërish, sipas Institutit të Statistikave. Shifrat zyrtare tregojnë se në fund të tremujorit të tretë, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është në nivelin 11.4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.8 pikë përqindje. Një vit më parë, kjo shifër ishte në nivelin 12.2%.

Nga ana tjetër, rezulton të jetë rritur edhe punësimi. Instituti i Statistikave bëri me dije se në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61.5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3.3 % Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 62%, ndërsa për burrat ky tregues është 77.7%. Pra, për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15.7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Por, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2.7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0.3 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52.5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6% në sektorin e industrisë, 4.8% në sektorin e shërbimeve dhe 0.2% në sektorin e bujqësisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME