Categories Politike

Votohet nesër, Komiteti i Helsinkit kundër paketës Anti-Shpifje

Komiteti i Helsinkit në Shqipëri është kundër paketës Antishpifje që pritet të miratohet nesër në Kuvend. Erinda Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive në një intervistë për Report Tv tregon se mbi 10 komitete të Helsinkit në botë janë kundër kësaj pakete teksa sqaron arsyet pse cenohet liria e fjalës me anë të dy projektligjeve.  Një ditë para se Paketa Anti-shpifje të kalojë për votim në seancën plenare, Erinda Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitietit të Helsinkit u bën thirrje ligjvënësve të mos votojnë këtë Paketë që cenon lirinë e fjalës. Në një intervistë për Report Tv, Skëndaj thotë se të njëjtin qëndrim kanë dhe 10 komitete të Helsinkit në vende të ndryshme të botës.

“Thirrja jonë drejtuar Parlamentit ka gjetur një thirrje tepër të gjerë në nivel ndërkombëtar. Nga 37 organizata, 10 janë komitete të Helsinikit nga vende të ndryshme të botës, të cilat përveç reputacionit të mirë që kanë, kanë luajtur një rol proaktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në bllok, këto organizata i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos votojnë paketën ligjore Antishpifje”, u shpreh Skendaj. Skëndaj sqaron disa prej problematikave që evidenton në dy projektligjet e hartuara në kuadër të paketës Anti- shpifje.  “Së pari i jep komeptenca gati gjyqësore AMA-s dhe AKEP ndërkohë që vetë këto institucione nuk garatojnë pavarësi institucionale. Së dyti cënohet e drejta për një proces të rregullt dhe ligjor e gazetarit. Standartet ndërkombëtare  dhe praktikat më të mira të çështjes që kanë të bëjnë me lirinë e medias inkurajojnë vetrregullim nga gazetarët”, shtoi ajo.

Sipas drejtores së Komitetit të Helsinkit, e vetmja zgjidhje e problematikave të shumta në median online është vetrregullimi nga gazetarët. “Jemi përballur me pyetjen se cili është modeli më i mirë sa i përket vettrregullimit? Ky model nuk gjendet brenda një kohe të shkurtër kohore dhe aq më tepër në kushtet e emergjencës që është diktuar ku më e rëndësishmja është rrëzimi i kësaj pakete dhe pastaj të kalojmë në një debat sa më gjithëpërfshirës ku të jenë dhe grupet e interesit, dhe vetë gazetarët të cilët të drejtojnë vetë këtë nismë”, tha Skendaj.  Paketa Antishpifje tashmë ka kaluar shqyrtimin në Komisione duke pësuar disa ndryshime sipërfaqësore, pasi thelbi mbetet i njëjtë. Ditën e nesërme pritet që kjo paketë të votohet nga ligjvënësit, ndërkohë gazetarët kanë paralajmëruar një protestë kundër dy projektligjeve të hartuara nga qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME