Categories Lifestyle

Çfarë duhet të bëni pas një tërmeti? Ja ç’thonë ekspertët

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë paralajmërim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast tërmeti, Security.com, kompani për sigurimin e shtëpive në SHBA, nëpërmjet ekspertëve, ka lëshuar disa këshilla se si duhet vepruar pas një tërmeti.

Kjo është lista e plotë e këshillave të tyre:

Shikoni përreth për t’u siguruar se është e sigurt të lëvizet; Nëse jeni brenda, dilni nga ndërtesa dhe shkoni në një hapësirë të hapur larg çdo dëmtimi dhe ndërtesash të tjera; Nëse keni celularin, përdoreni atë për të telefonuar ose dërguar një tekst për ndihmë; Ndihmoni njerëzit e lënduarose të bllokuar, por mos tentoni ta bëni të njëjtën me njerëz të dëmtuar seriozisht nëse nuk janë në rrezik të menjëhershëm; Shkoni në një strehë të caktuar nëse shtëpia juaj nuk është më e sigurt;Qëndroni larg zonave të dëmtuara, përveç nëse policia, zjarri ose organizatat e ndihmës kërkojnë posaçërisht ndihmën tuaj;

Kini kujdes kur vozitni pas një tërmeti dhe parashikoni ndërprerje të lehta kur të merrni rrugë; Vish pantallona të gjata, një këmishë me mëngë të gjatë, këpucë të forta dhe doreza pune për tu mbrojtur nga objektet e dëmtuara; Pastroni menjëherë ilaçet e derdhura, zbardhuesit, benzinën ose lëngjet e tjera të ndezshme. Lëreni zonën nëse nuhatni erë gazi ose tymi nga kimikatet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME