Categories Lifestyle

Çfarë duhet të dini për virusin kinez dhe a ka vend për panik

Një shpërthim epidemik ndërkombëtar i çrregullimeve kryesisht të frymëmarrjes dhe i shkaktuar nga një virus, që i takon familjes së koronovirusëve, deri tani ka lënë të vdekur 26 persona dhe të infektuar mbi 600 të tjerë. Virusi fillimisht u lokalizua në qytetin Wuhan në Kinë, konkretisht në qendrën ku gjendeshin dyqane të hapura dhe shiteshin shpendë të gjalla, produkte deti dhe kafshë të egra.

Tanimë virusi është përhapur edhe në Japoni, Korenë Jugore, Tajlandë, Singapor, Tajvan dhe në ShBA. Ekspertët në vende si Britania e Madhe, Meksika dhe Arabia Saudite janë duke vlerësuar raste të dyshimta me të infektuar. Në Kinë kanë filluar të merren masa drastike, duke izoluar dhe  mbyllur linjat e transportit dhe hapësirat e tjera publike.

Çfarë është koronovirusi?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronoviruset janë një familje e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje dhe çrregullime kryesisht të sistemit të frymëmarrjes. Këto lloje të viruseve transmetohen nga kafshët në njerëz. Kështu një virus i kësaj familjeje, i cili ishte përhapur në vitin 2003 në Kinë mendohej se së pari ishte transmetuar nga macet tek njerëzit, kurse virusi aktual thuhet se është marrë nga lakuriqët e natës dhe nga gjarpërinjtë.

Kur nisi shpërthimi i koronovirusit?

Më 8 janar “The New York Times” kishte raportuar se studiuesit kinezë kishin identifikuar një virus të ri, i cili nuk ishte parë më herët, dhe shkaktonte një sëmundje misterioze. Këtu shënon edhe gjeneza e virusit kinez, i cili tanimë është duke u përhapur në shumë shtete të botës.

Cili është burimi i shpërthimit?

Burimi kryesor i shpërthimit të virusit kinez janë kafshët. Edhe pse ende nuk është e qartë, dyshohet se personat e parë janë infektuar nga lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë, të cilët shiten në dyqane të hapura në qytetin Wuhan të Kinës.

Sa njerëz janë infektuar dhe sa kanë vdekur deri tani?

Të paktën 830 njerëz janë të infektuar dhe 26 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Si transmetohet sëmundja?

Edhe pse shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se si përhapet ky virus, gjithsesi supozohet se virusi mund të transmetohet përmes kollitjes dhe teshtitjes, siç zakonisht përhapen viruset e tjera.

Sa i rrezikshëm është ky virus?

Sipas ekspertëve shëndetësorë ende është shumë e vështirë të vlerësohet me saktësi sa sa i rrezikshëm është ky virus, mirëpo sipas statistikave të deritanishme virusi kinez është edhe më i rrezikshëm se sa mendohej, pavarësisht se OBSH-ja ende nuk e ka shpallur gjendjen emergjente.

A ka rrezik për pandemi?

Në mënyrë që ky virus të jetë pandemik duhet t’i përmbushë 3 kritere: të infektojë njerëzit më shpejtësi të madhe, të përhapet në mënyrë të lehtë dhe virusi të ketë aftësi të replikohet në organizmin e njerëzve. Kështu që, deri tani nuk mund të thuhet se kemi gjendje pandemie.

Si do të trajtohet ky virus?

Simptomat e këtij virusi përfshijnë: ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ende nuk ka ndonë trajtim specifik për këtë virus dhe shumica e njerëzve mund të rikuperohen vetvetiu, gjithsesi trajtimi i përgjithshëm përfshin pushim të mjaftueshëm dhe ilaçe për zbutjen dhe lehtësimin e simptomave.

Çfarë duhet të presim në vazhdim?

Duke kujtuar rastet e viruseve të ngjashme, të cilat janë përhapur në të kaluarën, mund të thuhet se do të ketë raste të tjera dhe përhapja do të vazhdojë edhe në SHBA dhe vende të Evropës.

Si mund të mbrohemi nga ky virus?

Nëse keni udhëtuar në Wuhan, atëherë duhet të shmangi kontaktin me njerëzit e infektuar, të shmangni kontaktin me kafshë dhe produkte që derivojnë nga kafshët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME