Categories Lifestyle

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni të ngopur gjatë gjithë ditës

Një mëngjes I duhur lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me mineralet dhe vitaminat e duhura. Agroweb ju sugjeron disa ndryshime të vogla por që do të kenë rezultate fantastike në organizmint tuaj.

Sigurohuni që të konsumoni yndyrna të shëndetshme Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, por ka një grup prej tyre, të cilat vijnë nga baza bimore, të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin. Këto yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, lëkurës dhe thonjve.Ushqime si avokadot, farat chia, farat e linit, bajamet, shqemet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura pikërisht me këto yndyrna mirëbërëse.

Karbohidratet komplekse Dietat na kanë bërë të mendojmë se karbohidratet janë fajtore për shtimin në peshë, por faktikisht nëse konsumohen siç duhet ato nxisin rënien nga pesha. Karbohidratet mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni akoma edhe më të shëndetshëm.

Proteinat Shumë persona pa e ditur vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikur në masën muskulore dhe shëndetin e organeve. Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi,

Mos harroni vitaminat dhe mineralet Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe mundësia për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që të përballojë ditën. Nëse ju përfshini produkte të pasura me vitamina dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë i shëndetshëm. Zgjidhni boronica, banane, fara kërpi, selino, fiq, mollë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME