Categories Lajme

Çfarë është ‘Mu’ dhe çfarë dimë për të?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si varianti “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi. Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si varianti “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi.

Ky variant është klasifikuar si një “variant me interes”, pasi mutacionet e këtij virusi mund ta bëjnë atë imunë ndaj vaksinave, por duke shtuar se duhen më shumë studime për ta kuptuar më mirë. Por teksa mundësitë për mbizotërimin e Mu në botë mbetet i ulët, ky variant po fiton terren në Amerikën e Jugut, tha OBSH. Në përgjithësi ekziston një frikë mbi shfaqjen e mutacioneve të ndryshme në prag të një vale të re të virusit, nxitur nga varianti Delta i cili njihet për veçorinë e tij si më ngjitës se format e mëparshme.

OBSH tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave. Të gjitha viruset, përfshi dhe SARS-CoV-2 i cili shkakton COVID-19, pësojnë mutacione me kalimin e kohës.

Disa mutacione mund të kenë ndikim edhe në vetitë e virusit, si për shembull në mënyrën sesa shpejt përhapet, sjelljen e formave më të rëndë të sëmundjes, rezistenca ndaj vaksinave, barnave dhe masave të tjera parandaluese. Deri më tani, OBSH ka përcaktuar 4 “variante shqetësuese”, si Alpha (e pranishme në 193 shtete) dhe Delta (e pranishme në 170 shtete). Pesë variante, përfshi dhe Mu, janë nën mbikëqyrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME