Categories Lajme

Cfarë konstatoi mjekësia ligjore në autopsinë e Aldi Ramës

Ekspertiza mjeko-ligjore, i ka dhënë fund spekullimeve nëse 21-vjeçari, Aldi Rama, djaloshi që vrau punonjësin e policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, është vetëv rarë apo v rarë nga forcat RENEA.

Mjekët në Tiranë kanë kryer autopsinë e djaloshit 21-vjeçar, nga ku rezultoi se vdekja e Ramës ka ardhur si pasojë e një p lage të shkaktuar me a rmë z jarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë. Ekspertët thonë se kokën e viktimës janë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit, shkruan Ora News.

Më tej mjekët, pasqyrojnë se në pjesën hyrëse të plumbit, vërehet një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës. Rreth e qark pl agës janë konstatuar prani e faktorëve plotësues të q itjes, siç janë grimcat e barutit.

Duke u nisur nga këto të dhëna dhe analizimi i tyre, mjekët kanë dalë në përfundimin se Aldi Rama, ka qëlluar vetëm me pistoletën e tij që në 28 shtator mbante me vete. Goditja është kryer me puthitje në pjesën e tëmthit të kokës, nga e dhjathta në të majtë, duke i shkaktuar v dekjen.

Me këtë raport vlerësimi të ekspertizës së autopsisë dhe me gjetjen e armës së zjarrit pranë trupit të Aldi Ramës, gëzhojës dhe një aparati telefonik, grupi i hetimit ka krijuar bindjen e fortë se 21-vjeçari Aldi Rama, nuk është qëlluar nga forcat RENEA që i ishin vënë në ndjekje, por ka vrarë veten.

Tashmë prokuroria e Lezhës është në pritje të dy ekspertizave të tjera, si ajo e balistikës së armës tip “TT” që mbahej nga autori i vrasjes së policit dhe ekspertizës e gjurmëve të gishtave që janë konstatuar në pistoletë. Me v dekjen e Aldi Ramës sigurisht që në ditët në vijim prokuroria e Lezhës pritet të marë vendimin e pushimit të kësaj çështje.

Gjithashtu me vdekjen e 21-vjeçarit, pushohet dhe çështja tjetër penale e tij, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku Rama ishte arrestuar në Tetor 2020 dhe liruar në “arrest shtëpie” në 6 Maj 2021 për 30 doza me lëndë cannabis stativa. Aldi Rama ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi”, por kjo gjë nuk e pengoi atë të lëvizte lirshëm në rrugët e qytetit të Lezhës dhe zonës së Shëngjinit, deri sa në paraditen e datës 28 shtator 2021, ekzekutoi me dy plumba punonjësin e policisë Saimir Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME