Categories Sport

Çfarë nuk u pa pas fitores me Çekinë: Festë në dhomën e zhveshjes, Zaho feston me futbollistët (VIDEO)

Shqipëria fitoi të enjten ndeshjen direkte me Çekinë, duke konsoliduar kështu vendin e parë në grupin E. Tre gola dhe tre pikë me shumë rëndësi në rrugën drejt Euro 2024.

Kjo fitore ka gëzuar gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata. Ndërkohë sot Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë pamjet nga dhoma e zhveshjes.

Siç duket lojtarët me të drejtë kanë festuar mbi tavolinë. I pranishëm ka qenë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka që ka përgëzuar futbollistët për këtë arritje.

Me thirrjen “o sa mirë me qen shqiptar” Duka dhe Sylvinho janë shfaqur duke kërcyer pas atij rezultati fantastik. Ndërkohë, dhoma e zhveshjes e kombëtares shqiptare ka pasur edhe një tifoz të veçantë, Zahon, djalin e kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 3-0 me Çekinë në stadiumin “Air Albania”. Një gol e shënoi Asani, ndërsa dy të tjerë Seferi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME