Categories Lajme

Çfarë përmban libri i Bashës: Nga njohja me Aurelën, lidhja me Kosovën dhe ‘fijet” që lidhin pushtetin sot me komunizmin

Në librin “Misioni im” të publikuar ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha e përkufizon veten si kryeministri i ardhshëm që do të promovojë lidhjen e fortë me familjen si një shembull për një shoqëri më të mirë. “Si kryeministër i ardhshëm e ndjej që duhet të qëndrojmë fort te familja”

Basha kthehet pas në kohë, në vitin 2006, kur mësoi se do të bëhej baba për herë të parë si dhe kujton vitet e studimeve në Holandë, bashkë me Aurelën shoqen e tij të jetës me të cilën e kishte njohur në bankat e gjimnazit. “Një mëngjes prilli të vitit 2006, Aurela më tregoi e mrekulluar një test të shpejtë shtatzënie. Po prisnin fëmijën tonë të parë dhe unë do të bëhesha baba. Dy vajza të mrekullueshme janë sot familja ime bashkë me Aurelën, shoqen e gjimnazit, me të cilën jemi martuar në 8 maj të vitit 2004.

…Unë me Aurelën, pasi përfunduam gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, shkuam me studime në Holandë, çka na lidhi më shumë me njëri-tjetrin, duke kaluar bashkë vështirësi të ndryshme larg familjeve tona. Sot familja jonë bashklë me vajzat Dafina dhe Viktoria është shpirti i ezkistencës sotme, është vendi më i dashur në botë për mua”

Basha krahason qeverisjen e sotëm me regjimin komunist të Enver Hoxhës, duke shkruar se pushteti sot në mjaft raste na shfaqet si reminishencën e atij të djeshëm, ku u keqpërdor shenjtëria e familjes shqiptare. Këtë Basha e ilustron pikërisht me togfjalëshat që përdoreshin asokohe për t’iu referuar partisë dhe diktatorit Enver Hoxha.

“…familja tradicionale shqiptare, të cilët shqiptarët e donin sepse prej saj kishin jetën, ekzistencën dhe kuptimin e realitetit, po shndërrohej në një strukturë në shërbim të regjimit komunist. Jo rastësisht Partia e Punës propagandohej në popull si “nëna parti” dhe po ashtu jo rastësisht diktatori komunist Enver Hoxha thirrej “Xhaxhi Enver”. Ky perversion i politikës komuniste, që e shndërroi edhe familjen shqiptare në një instrument të rëndomtë për të mbajtur pushtetin, nuk mund të thuhet se ka marrë fund dhe se kemi shpëtuar prej tij. Pushteti i sotëm, në mjaft raste shfaqet si reminishencë e pushtetit të djeshëm, që e keqpërdorën shenjtërinë e familjes shqiptare”.

Basha ndalet edhe tek koha e komunizmit kur bashkë me dajën e tij dëgjonte fshehurazi Zërin e Amerikës, kur ishte vetëm 10-vjeç. Ai shpjegon edhe arsyen pse gjithmonë ka pasur bindje të djathta duke qenë se gjyshërit e tij kishin ardhur nga Kosova, një vend ku gjithnjë kishte një simpati për Perëndimin.

“Kur kthehem pas në kohë për të gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar për herë të parë për politikën, ndal në një mbrëmje të vitit 1984, kur daja im më ftoi të dëgjonim fshehur “Zërin e Amerikës”. Ishin lajmet e orës 18:00. “Qeveria e Tiranës…”, u dëgjua zëri kumbues i Elez Biberajt, dhe pastaj vijoi një edicion i plotë lajmesh në një botë që as e njihja dhe as e përfytyroja, e cila më dilte plotësisht jashtë kornizave të ditës sime. Isha 10 vjeç.

Këtë emision e pasuan biseda zëulta me dajën tim dhe rrethin familjar në kushte të besueshme, biseda të cilat formësuan tek unë një adoleshent në fund të viteve 80-të, idetë e para për politikën. Megjithëse isha fare i vogël, dy gjëra i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare e cila ishte tejet e kujdesshme që këto biseda të ishin sekrete dhe mos të dilnin jashtë mureve të familjes, a thua se ajo që po flisnin ishte krim. Dhe e dyta, kuptova se sa e rëndësishme ishte politika për familjen tonë dhe për jetën e njerëzve në përgjithësi.

Është e qartë se formimi im politik, koncepti që kam për vlerat në të cilat besoj, janë ato të së djathtës. Ishte një formim pothuajse i përcaktuar. Në kushtet e një familje me gjyshërit të ardhur nga Kosova, ku gjithnjë kishte një simpati për Perëndimin, edhe qasja ime politike do të ndikohej nga kultura dhe vlerat e trashëguara nga familja.

Kulturë, e cila çmonte dhe besonte te liria, fjala e lirë, dashuria për atdheun dhe besimi në Zot. Jo vetëm që i besonte, por, edhe pse në kushte shtrëngimi, mundej që t’i ruante të gjalla çdo ditë dhe t’i kultivonte ndër breza. Si sot më kujtohet gjyshja që agjëronte dhe falej fshehurazi. Fryt i kësaj tradite janë vlerat që më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe kanë formuar personin tim”, shkruan kreu i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME