Categories Lajme

Çfarë po ndodh? Greqia gati të nisë ushtarët kundër Turqisë në Libi (Video)

Libia në luftë civile është bërë një “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë. Erdogan përkrah qeverinë e Tripolit dhe ka dërguar ushtrinë turke në ndihmë të saj. Ndërsa zyrtarë të lartë grekë priten në Athinë gjeneralin rrebel libian që lufton kundër qeverisë së Tripolit. Situata rëndohet ndërsa Greqia do dërgojë në Liban ushtrinë e saj. Me interes të madh është ndjekur jo vetëm nga mediat vendase por edhe ato të huaja takimi i gjeneralit libian Khalifa Haftar me ministrinë e Jashtëm grek Nikos Dhendias dhe me pas me kryeministrin Mitsotakis. Greqia e cila ka shprehur pakënaqësin e saj qe nuk do të jetë pjesë e samitit të Berlinit për Libine po operon diplomatikisht të fitojë rolin e saj si palë e prekur direkt nga kriza në Libi dhe rajon. Nikos Dhendias ministër i Jashtëm i Greqisë thotë se:

Nga ana jonë në i dhamë kurajo gjeneralit të marrë pjesë në një frymë konstruktive në procesin e Berlinit dhe të operojë në këto kushte për të arritur një armëpushim dhe sigurinë në Libi, largimin e mercenarëve edhe anullimin e memorandumeve të paligjshme mes Turqisë dhe qeverisë Saraj. Duhet t’ju them me gëzim të madh se ra dakord me të gjitha. Pas takimit të gjeneralit libian me kreun e diplomacisë greke ky i fundit ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi.

“I thashë gjeneralit se Greqia eshte e gatshme të ndihmoje të nesërmen e paqes në Libi, qoftë me forca për të siguruar armëpushimin, apo me pjesmarjen e forcave greke ne operacionin europian në embargon e armëve dhe transportin e mercenarve nga Libia.
Dhendia i ka bërë gjithashtu thirrje Gjermanisë si vend pritës i samitit, të tregojë se është mbrojtëse e pozicionimit europian për Libinë duke bërë të qartë se Greqia kërkon anullimin e dy memorandumeve që qeveria e Tripolit ka nënshkruar me Ankaranë, duke përvetësuar sipas saj në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.

Ndërsa gjenerali libian është takuar edhe me kryeministrin Mitsotakis, janë komunikuar edhe katër ndryshime të rëndësishme të krerëve të forcave të armatosura të Greqisë, fakt që ndodh në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë. /tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME