Categories Lajme

Çfarë po ndodh? Në laborator mungojnë majmunët për testim

Brenda një prej laboratorëve kinezë që është në garë për krijimin e një vaksine të Covid-19, kërkuesit punojnë pa pushim, majmunët e laboratorit mungojnë dhe po bëhen plane për testime të gjera tek njeriu.

Yisheng Biopharma, një kompani me qendër në qytetin e Shenyangut, ka punuar pa ndalim nga janari për të gjetur plumbin e artë kundër sëmundjes që u shfaq në kinë, vitin e shkuar. Një rishtim i rasteve në Pekin, pasi kina kishte vendosur virusin nën kontroll, ka rikthyer në vëmendje urgjencën që bota të gjejë një vaksinë kundër koronavirusit që ka vrarë më shumë se 450 mijë njerëz në botë.

Yisheng është i njohur për vaksinat kundër tërbimit, i është dedikuar tani tërësisht vaksinës së koronavirusit dhe po rekruton madje edhe kërkues të rinj. Kompania është ende në fazat e hershme të zhvillimit por do të ndërmarrë rrezikun e fillimit të prodhimit të vaksinës në shtator, para se të përfundojë testet klinike, në mënyrë që dozat të jenë gati për publikun nëse produkti miratohet.

“Kjo vaksinë duhet të mbërrijë shpejt dhe është e pamundur të pritet deri në sezonin e ardhshëm epidemik për të përfunduar testimet dhe sezonin e tretë epidemik për të përdorur vaksinën”, thotë presidenti i kompanisë për AFP. Vaksina e kompanisë është në fazën e testimit tek kafshët, që i paraprin asaj tek njerëzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME