Categories Lajme

Edmond Budina flet: Jam pozitiv por nuk kam asnjë simptomë

Regjisori Edmond Budina ka folur për Faxweb.al për sa i përket lajmit që ka qarkulluar nëpër media se është infektuar me koronavirus. Ai ka deklaruar gjatë bisedës që kemi pasur drejtpërsëdrejti me të se ka rezultuar pozitiv pas dhënies së tamponit ndërsa gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

“Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi.”, tha Budina. Faxweb.al nga burime të sigurta mëson se 3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.

Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë. Ndërkohë ajo çfarë bën përshtypje është fakti se vëllai i tretë, ndonëse ka qenë në kontakt me Edmondin dhe Robertin apo familjarë të tjerë, nuk i është marrë tamponi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME