Categories Lifestyle

Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj?

Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht koha gjatë së cilës i kaloni 1.6 kilometra duke ecur, dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme. Ecja nuk është vetëm një ushtrim i shkëlqyeshëm fizik, i cili na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi.

Sipas New York Times, këmbësorët e ngadalshëm kanë 44 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe, në krahasim me ata që e kalojnë rrugën e tyre më shpejt dhe pa probleme. Ata që ecin ngadalë gjithashtu kanë 18 për qind më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe dementia. Lidhja në mes të ecjes me ritëm të shpejtë dhe jetëgjatësisë është vendosur pas një studimi të gjerë i cili përfshiu mbi 40 mijë persona për të cilët ecja është një stërvitje e rregullt fizike, ndërsa që është kryer në Amerikë. Pas hetimit, rezultatet e fituara janë krahasuar me indeksin kombëtar të vdekjeve.

Cila ecje është shumë e ngadaltë? Njerëzit të cilët kanë gjasa më të mëdha të vdekjes së parakohshme janë ata që kanë nevojë për 24 minuta që ta kalojnë një milje, ose 1.6 kilometra, ndërkohë që grupi më pak i rrezikuar përfshin ata që kalojnë të njëjtën distancë për më së shumti 13.5 minuta.

Ecja më e ngadaltë, thonë ekspertët, mund të jetë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor të njeriut i cili nuk është zbuluar ende, dhe këtë me siguri do ta zbuloni nëse i nënshtroheni testit gjashtëminutësh të ecjes për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore. Ky test nuk e nënkupton ecjen në 1.6 km, por në 400 metra. Me ndihmën e një kronometri, matet koha për të cilin mund ta kaloni atë distancë. Nëse ju duhen saktësisht gjashtë minuta ose më shumë, atëherë ju ndodheni në kategorinë e këmbësorëve më të ngadalshëm dhe rreziku i sëmundjes është më i lartë.

Nëse e keni zbuluar që jeni këmbësor apo ecës më i ngadalshëm, nuk keni nevojë të frikësoheni, merreni këtë si një paralajmërim të vogël që ta vizitoni mjekun, ta kryeni një ekzaminim sistematik dhe t’i përkushtoheni pak më shumë shëndetit tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME