Categories Sport

Champions League/ Mbappe “i ul kokën” Messit, Liverpooli shumë i fortë për Leipzigun

Barcelona, praktikisht jashtë Champions League-s që në fazën e 1\8-ave. “Blaugranat” zhgënjyen në sfidën e parë të këtij raundi përballë PSG-në, në “Camp Nou”, ku u mposhtën thellë 1-4. Një dështim i rëndë ky për një ekip që është kualifikuar në çerekfinale në 13 edicionet e fundit të këtij kompeticionit.

Goli i shënuar nga Lionel Messi me 11-metërs në minutën e 27-të (penalltia u fitua nga de Jong) ishte thjesht një shkëndijë e rremë, pasi parizienët barazuan shumë shpejt me Mbappenë, pas një aksioni perfekt.

Sapo nisi fraksioni i dytë talenti francez realizoi golin e 1-3, për të ardhur më pas te finalizimi i Moise Kean. Por makthi për katalanët nuk kishte përfunduar, pasi Mbappe shënoi të tretin personal pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes. Zhgënjim për Messin me shokë, që vështirë që do të mund të përmbysin këtë humbje të thellë në “Parc des Princes”.

Shumë pranë kualifikimit në çerekfinale edhe Liverpooli, që fitoi 0-2 në takimin e parë përballë Leipzigut. Për “The Reds” shënuan dy sulmuesit kryesorë, Salah dhe Mane respektivisht në minutat 53’ dhe 58’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME