Categories Sport

Champions League/ Perla e Lautaro Martinez nuk mjafton ndaj Liverpulit, Interi eliminohet me kokën lart. Shëtitje për Bajernin ndaj Salcburgut

Perla e Lautaro Martinez (61′) dhe triumfi minimal ndaj Liverpulit (1-0) në “Anfield” nuk mjaftoi për zikaltërit për të mbërritur në çerekfinale! Interi eliminohet me kokën lart nga Champions League.

Të besuarit e Inzagit i shkuan shumë pranë mrekullisë ndaj Liverpulit, pas avantazhit 0-1, por kartoni i kuq i marrë nga Aleksi Sançez në minutën e 63-të, prishi planet e zikaltërve, të cilët zhvilluan një paraqitje dinjitoze.

Triumfi 0-2 i skuadrës së Klopit, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Milano, i siguroi biletën për në çerekfinale skuadrës angleze, e cila e pa veten në vështirësi mbrëmjen e sotme.

Gjithsesi, rastet e shënimit për Liverpulin nuk munguan, ku Momo Salah goditi dy herë shtyllën në pjesën e dytë, ndërkohë që në pjesën e parë, ishte Matip që tronditi traversën e Handanoviç. Në fund ishin të kuqtë ata që festuan këtë kualifikim, duke vijuar më tej aventurën në Champions League.

Bajern Mynih ka fituar me lehtësi 7-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Salcburgut në Ligën e Kampioneve, për të siguruar një vend në çerekfinalet e turneut.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, shumëkush kishte vënë në diskutim forcën e bavarezëve dhe nëse mund të përsëritnin suksesin e dy viteve më parë.

Por skuadra e Nagelsman ka bërë gjithçka mirë sot dhe që në minutat e parë shfrytëzoi çdo gabim të austriakëve të cilët shkaktuan dy penallti dhe panë Levandovskin t’i realizonte të dyja (12′ dhe 21′). Polaku shënoi edhe golin e tretë që në minutën e 23-të duke bërë të qartë se kjo ndeshje nuk do të kishte histori.

Kjo ua bëri më të lehtë punën bavarezëve të cilët më pas shënuan edhe me Gnabri (54′) në pjesën e parë, teksa panë dyshen Myler (54′, 83′) dhe Sane (86′) që të shkëlqente në të dytën me gola të tjerë, ndërsa Kjergard (70′)shënoi golin e flamurit në pjesën e dytë të takimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME