Categories Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 250-260 lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord mëngjesin e të mërkurës, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 250 lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me shumicë e pakicë në vend, një litër naftë shitej me 149 lekë, nga 130 lekë ditën e ndjeshme.

Në disa pika të tjera tregtimi të operatorëve të tjerë, nafta tregtohet edhe me 260 lekë për litër, si psh Gega Oil, apo Start e Alpet.

Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur me 4 herë.

Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 57 lekë, ose 30%.

Në krahasim me mesataren prej 170 lekë për litër që ishte gjatë vitit 2021, nafta në vend është shtrenjtuar me gati 50%.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollare ne dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt.

Dollari arriti në 117 lekë të martën, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 106 lekë që ishte në fillim të janarit.

Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milione euro me shume.

Në bursa nafta kërcen mbi 130 dollarë

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën sërish të mërkurën, ndërsa investitorët vlerësuan ndikimin e përkeqësimit të konfliktit në Ukrainë dhe një ndalim të ri të SHBA-së për naftën ruse.

Çmimi i një fuçie nafte, i cili kishte filluar rritjen që në janar si rrjedhojë e pritshmërive për një rimëkëmbje ekonomike globale dhe ofertës së kufizuar, është rritur ndjeshëm që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt.

Standardi global Brent u tregtua me 131,39 dollarë për fuçi, me një rritje ditore prej 2,66%, por ende poshtë pikut prej 139,13 dollarësh, që preku të hënën./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME