Categories Sport

CIES zbulon lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit

Edhe pse në kohë pandemie dhe të një situate të vështirë financiare, çmimet e lojtarëve të talentuar e të rinj vijojnë të rriten, gjithmonë sipas performancave të tyre në fushë.

Kështu sipas një studimi të ri nga Observatori i Futbollit, Cies, në pesë kampionatet e mëdha të Europës, lojtarët më të vlefshëm në botë, ose e thënë ndryshe më të shtrenjtë janë Marcus Rashford dhe Erling Haaland.

CIES ka bërë një ndarje kategorish sipas vlerës së tyre duke përfshirë Rashford dhe Haaland si më të vlefshmit, mes 150 dhe 200 mln Euro e gjithashtu ka dhënë dhe përqindjen e vlerës në raport me vlerën e skuadrave ku luajnë.

Më konkretisht, Rashford që vlerësohet mes 150-200 mln Euro vlen sa 14.8% e gjithë Man. United ndërsa Haaland me të njëjtin vlerësim personal, vlen sa 21.5% e të gjithë skuadrës së Dortmund. Lojtari i tretë më i shtrenjtë është Joao Felix, mes 120 dhe 150 mln vlera e tij ndërsa në raport me lojtarët e Atl. Madrid kushton sa 17.9% e vlerës së të gjithë skuadrës spanjolle.

Renditja e CIES vijon më tej me Phil Foden që vlen mes 120-150 mln Euro dhe 10.3% në raport me të gjithë ekipin e Citit. Vijon Mbappe po aq sa lojtari portugez por në raport me ekipin parizien është sa 22.3% e të gjithë lojtarëve. Ndërkohë më poshtë keni dhe tabelën e plotë e 20 lojtarëve më të vlefshëm në botën e futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME