Categories Lajme

Çifti i arratisur francez fshihej në Shqipëri, policia jep detajet e arrestimit, pse ishin në kërkim

Dy të rinj francezë janë vënë në pranga në Durrës, pasi ishin larguar nga vendi i dënimit në Francë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është realizuar operacioni i koduar ‘Start’, ku në Durrës janë vënë në pranga dy të rinj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze. Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës. Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale ‘FAST’, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Start’. Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale ‘Vjedhja e kryer në bashkëpunim’, ‘Falsifikimi i çeqeve’ dhe ‘Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit’, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez. Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME