Categories Lajme

I vendosën tritol në makinë prokurorit vlonjat, dosjet e ‘nxehta’ që heton Kuliçaj

Rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen ’28 nëntori’ të qytetit të Vlorës një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në makinën e prokurorit pranë Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa mjeti tip ‘Golf 5 Plus’ ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit. Kujtojmë këtu se prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës, mes të cilave edhe ajo për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti.

Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryetarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës.

Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës (Albert Kuliçi) ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’, duke dërguar dosjen në gjykatë. Një tjetër dosje që Kuliçi kishte në dorë kohët e fundit është edhe ajo për për tjetërsimin e 100 hektarëve në zonën e Akërnisë në Vlorë ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Petritaj. Ai fillimisht u arrestua në tetor të 2018 dhe në maj 2019 u la i lirë me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Por Petritaj u riarrestua më 14 nëntor nga policia e Vlorës pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME