Categories Lajme

Çifti i turistëve spanjoll humbet në Kanionin e Gjipesë Himarë, shpëtohen pas tre orë kërkimesh nga policia

Himarë, Vlorë, Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve spanjollë të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë. Rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, Himarë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni. Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre. Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno. Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetërore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia po i shoqëron turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë – Himarë. Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojē shërbimet e kërkimit, si dhe ambasadën spanjolle, e cila ka asistuar në operacionin e kërkimit.#FaleminderitPoliciaeShtetit 👏
#Bashkëmëtësigurt 💪🚔 #Denonco112📲

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME