Categories Lajme

“Çifti” mashtron hotelin më të shtrenjtë në Tiranë, si u larguan pa paguar pas 14 ditësh

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çift ka përvetësuar shërbim ekstra, netë në dhomën më të mirë të një hoteli në Tiranë dhe pa paguar asgjë, ia ka mbathur.

E për t’i zbuluar se cilët janë, policia është vënë në kërkim të tyre, mbasi ka parë e stërparë kamerat e sigurisë. Burime të policisë thanë se agjentët u angazhuan pas kallëzimit të menaxherit të një hoteli që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha”, pranë ish-Bllokut në Tiranë. Çifti është prezantuar si motër e vëlla, por vetëm njëri prej tyre kishte dokumente identifikimi. Gruaja kishte thënë se i kishte harruar në shtëpi. Burri tha se ishte profesor i njohur.

Kaq ka mjaftuar që recepsionisti t’i regjistrojë në dhomën më të mirë për klientë të privilegjuar. Denoncuesi E.N kujton se si u mashtrua ai dhe stafi që u shërbeu për ditë të tëra.

“Pretenduan se ishin motër e vëlla, bënë pronotimin për vetëm dy netë. Bënë pagesën për një natë dhe zgjodhën dhomën numër 104. -*Pasi fjetën atë natë, paguan edhe natën tjetër dhe kështu vazhduan për katër net me radhë. Ata i paguan lekët për çdo natë që flinin”.

Por pagesën e fundit e kanë kryer pas natës së katërt dhe këtu kanë nisur mashtrimin me stafin dhe hotelin. “Shuma totale që paguan ishte 160 euro, pasi një natë ishte 40 euro. Më pas qëndruan qëndruan në hotel 14 ditë pa paguar asnjë lek”, thotë menaxheri në polici . Por si u arratisën klientët në hotelin pranë zonës së ish-Bllokut. Denoncuesi i thotë policisë fjalë për fjalë se si ata aktruan me stafin në fund të 14 netëve qëndrimi falas.

“Ai pretendonte dhe hiqej si pedagog i njohur, gruaja që ishte me të sillej si administratore e një firme maqedonase. Mbasi po vononin pagesën mora takim me këta persona. Shtetasi B. u shpreh se nuk kishte për momentin para dhe të dy u shprehën se nuk kishin marrë rrogën dhe duhet të prisja për të më likujduar. Ne ishim të vëmendshëm ndaj tyre dhe shikonim se ku po shkonin. Por në orët e para të mëngjesit, femra ka dalë nga dera e pasme, takoi kolegen time E.K. dhe i tha po “shkoj pak në Bashki”.

Në të njëjtën kohë nga hyrja kryesore doli edhe profesori, ai kishte një qese të madhe në ngjyrë të zezë në dorë, ishte qese plehrash, pohoi – po hedh pak plehrat”. Kamarierët që më pas u pyetën nga policia dhe që janë personat që e takuan të fundit profesorin, kujtojnë se e përshëndetën klientin e kujdesshëm ndaj pastërtisë, por vunë re se ai u vonua ndonëse koshi i plehrave ishte pranë hotelit.

“Kolegia ime E.K. nxitoi për në dhomën e tyre, e hapi dhe pa që ata i kishin marrë të gjitha sendet personale. Ne njoftuam në telefon policinë, sepse ata kishin ikur pa paguar”, thotë menaxheri. Por sipas burimeve të gazetës “Si” ndërsa agjentët janë vënë në lëvizje duke këqyryr kamera e duke kërkuar gjurmë të çiftit të çuditshëm, ata janë rishfaqur.

“E para shkoi gruaja në hotel. Ajo që hiqej se quhej L. Më pas edhe profesori që pretendon se është i vëllai. Të dy ata këmbëngulin që nuk kanë mashtruar dhe që nuk janë arratisur nga hoteli, por se kishin disa punë urgjente dhe nuk kishin para”, shprehet burimi i policisë.

Denoncuesi ka dhënë detaje të tjera shtesë në polici duke këmbëngulur se ndërsa klientët e çuditshëm e kanë qetësuar se do t’ia paguajnë detyrimim, nuhatja i thotë që ai është mashtruar dhe për këtë arsye kërkon penalizimin e çiftit. Burime nga policia shprehen se nuk është hera e parë që dëgjojnë histori të tilla.

“Ne kemi patur denoncim nga një pronar në zonën e Freskut, ku çifti natën e dytë të qëndrimit doli nga dritarja, nuk e dimë se si ata kanë zbritur, por u arratisën për të mos paguar një vlerë prej vetëm 2500 lekë”, thotë një efektiv i policisë që ka administruar kallëzimin sipas qëndrimit të menaxherit për vjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME