Categories Lajme

Copëtimi i çiftit nga Vlora në 3 valixhe, mediat italiane: I vrau nusja nga Durrësi, ishte shtatzënë me një tjetër

Të tjera detaje t ronditëse nga dosja hetimore për v rasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe. Për krimin u arrestua nusja e djalit të tyre, Elona Kalesha nga Durrësi.

Por cilat janë dyshimet e hetuesve? Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për v rasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tradhtuar djalin e tyre.

Kështu të paktën pretendon akuza italiane, bazuar në hetimet e kryera nga prokurorja Ornella Galeotti. Sipas asaj që u konstatua nga prokuroria, Kalesha dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së çiftit Pasho.

Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në b urg.

Gjithashtu në bazë të asaj që u mësua, disa të afërm të Teuta Pashos deklaruan për hetuesit se disa ditë para se të zhdukej kishte shprehur dëshirën për të folur me djalin e saj për diçka që kishte të bënte me Elonën dhe se ai (Taulanti) duhet të zgjidhte mes familjes dhe të dashurës së tij. Hetuesit italianë mbështeten në këtë tezë, pasi nuk kanë gjetur arsye tjetër se përse Elona mund të kishte v rarë çiftin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME