Categories Lajme

Nesër shtrëngohet ora policore: Masat e reja kundër Covid-19

Nesër futen në fuqi një pjesë e masave të reja kundër përhapjes së COVID-19. Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndryshimin e orës policore nga ora 23:00 – 06:00 që do të hyjë në fuqi nga data 1 shtator. Ndërkohë që duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte; pasaportën e vaksinimit, testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Gjithashtu u vendos vaksinimi me detyrim për tre kategori; personeli shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

– Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00. – Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: 1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. – Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

– Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

– Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik. – Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve. – Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME