Sokol Cikalleshi nuk ndalet as në kampionat. Pas dy golave të shënuar me kombëtaren kuqezi, përkatësisht ndaj Francës e Islandës, bomberi kavajas realizon edhe me Kategorinë e Parë turke.
Cikalleshi ishte autori i golit të fitores për Akhisarspor, e cila fitoi në transfertën e Menemen me shifrat 1-0. 29 vjeçari shndërroi në gol një 11 metërsh, ku shënoi duke fituar edhe duelin direkt me ish-lojtarin e Laçit, Gentian Selmani.
Pas kësaj fitoreje, Akhisarspor u ngjit në vendin e 7-të me 7 pikë, teksa Menemen mban vendin e 15-të me 4 pikë.