Categories Lajme

Cilat janë subjektet që nuk i respektojnë masat, Drejtoresha e ISHSH-së: Janë gjetur edhe 2 institucione shtetërore në shkelje

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho ka qenë sot në një inspektim në Arkivin Qendror të Sigurimeve Shoqërore, për të parë nga afër nëse janë zbatuar masat e higjenës dhe protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid 19. Në një prononcim për Fax News, Braho tha se bizneset me probleme më të mëdha për zbatimin e kushteve të higjenës dhe të distancimit social janë marketet, furrat e bukës, si dhe subjektet që operojnë në bazë të protokollit të kuq, si fasoneritë.

Drejtpresha e ISHSH-së tha më tej se në institucionet shtetërore është vënë re një respektim në masë i rregullave, me përjashtim të Bashkisë dhe Hipotekës në Durrës, ku janë vërejtur raste pozitive. ‘Situata më problematike ka qenë në markete, supermarkete, dyqanet e shitjes së bukës, pastaj subjektet që punojnë me protokoll të kuq si fasoneritë, por padyshim dhe në bare dhe restorante. Kemi kryer 79 mijë kontrolle, dhe kemi marrë masa, ku janë gjobitur 302 subjekte. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë, ndërsa për subjektet që e kryejnë aktivitetet në biznese që janë ligjërisht të mbyllura, gjoba shkon deri në 1 milionë lekë. Në institucionet shtetërore janë marrë masat, përveç në qytetin e Durrësit, në Bashki dhe në Hipotekë, ku punonjës ishin shpallur pozitiv, kemi marrë menjëherë masat për mbylljen e pjesshme të tyre”, tha Braho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME