Categories Lajme

Shpëtim Idrizi në “Javën e Çamërisë”, thirrje kryeministrit grek: Dëgjo fjalët e babait

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka folur për mediat nga një aktivitet që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të Javës së Çamërisë. Ai ka përmendur gjatë fjalës së tij nevojën për të pasur vëmendjen e duhur si nga pala greke dhe ajo shqiptare për vendosjen në vend të drejtësisë, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit të Greqisë që të dëgjojë zërin e të atit.

“Në përklujtim të 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, i pashembullt në historinë njerëzore, me rreth 20% të popullsisë së vrarë dhe 90% të larguar nga shtëpitë e tyre. Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. E di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar ta mbulojnë çështjen Çame në harresë, ta kthejnë në një harresë të madhe të shqiptarisë. Sot përbën vetëdijen e kombit shqiptar.

Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, sot po ju them se ne do të lodhemi shumë. Java Çame tashmë e përvitshme, këtë vit e kemi me mesazhin ‘mos e harro Çamërinë’. Ky mesazh nuk ju drejtohet shqiptarëve se ata nuk e harrojnë. Ia kërkojmë qeverisë greke që mos të bëhet mbartëse e ekstremizmit. Babai i Mitsotakis ka qenë kryeministër dhe ka bërë thirrje për respektimin e shqiptarëve, dhe i them dëgjo çfarë ka thënë babai. I bëj thirrje popullit grek të punojmë bashkë, ne mendojmë se Çamëria nuk do të jetë ndërgjegjja e vrarë e historisë. Qeveria shqiptare duhej që sot të përkujtonte genocidin që është bërë në Çamëri”, tha Idrizi ndër të tjera. “Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, na përgjigjen se do të shqyrtojnë tekstet mbi emrin e Çamërisë. I keni parë edhe nëpër studiot televizive shqiptare, duke mbrojtur ekstremizmin grek, duke kërkuar të drejtat e mohuara të komunitetit grek në ju. Ne kemi shumë arsye për të mbrojtur atë që na bën bashkë, identitetin tonë kombëtar. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi shumë”, shtoi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME