Categories Lajme

Cilësohej si trafikante e nivelit të lartë, njihuni me shqiptaren që ishte pjesë e një prej bandave më të rrezikshme

Antimafia italiane ka zhvilluar një operacion, në sajë të të cilit janë arrestuar 25 persona. Mësohet se mbi këta persona rëndonte akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës për llogari të klanit mafioz të Ndranghetas Mancusi di Limbadi.

Midis të prangosurëve është edhe një vajzë shqiptare. E ditur bëhet se identiteti i saj është Elisabeta Kotja.

Ajo është 40 vjeç dhe është cilësuar si një trafikante droge e nivelit të lartë.

Ky operacionantimafia i koduar “Obsesioni” është shtrirë në rajonet e Kalabrisë, Lombardisë e Puglias. Në saj të tij është zbuluar një trafik të madh lëndësh narkotike nga Kolumbia, Venezuela, Republika Domenikane e Hollanda drejt Italisë dhe Evropës.

Sasi të konsideruehsme kokaine, marijuane dhe hashashi bliheshin drejtpërdrejtë nga trafikantët e drogës në Amerikën Jugore e më pas shpërndahej e shitej në territorin italian.

Përveç shqiptares  të arrestuara janë dhe dy femra venezuelase të njohura si koka e trafikut ndërkombëtar. Ato janë Garcia Rebolledo Clara Ines dhe Forgione Gina.

Lista e 25 të arrestuarëve është si më poshtë:

  1. ACCURSIO Giuseppe, lindur në Licata
  2. AQUILANO Damiano, lindur në Tropea
  3. BOSCO Daniele, lindur në Jugoslavi
  4. BOSCO Vito Jordan, lindur në Libia
  5. CAMPISI Giuseppe, lindur në Vibo Valentia
  6. CARUGO Gianfranco, lindur në Cerro Maggiore
  7. CUCCIA Carlo, lindur në Tradate
  8. FORGIONE Gina Alessandra, lindur në Venezuela
  9. GARCIA REBOLLEDO Clara Ines, lindur në Venezuela
  10. KOTJA Elisabeta, lindur në Shqipëri
  11. LIMARDO Maria Antonia, lindur në Briatico
  12. MANCUSO Francesco, lindur në nato a Vibo Valentia
  13. MARIANI Giorgio, lindur në Genga
  14. MENDOLICCHIO Luigi, lindur në Milano
  15. MENOTTA Ivo, lindur në Tradate
  16. MURILLO FIGUEROA Julio Andres, lindur në Colombia
  17. MUSCIA Gaetano, lindur në Tropea
  18. NARCISO Antonio, lindur në Vibo Valentia
  19. PAPAIANNI Gennaro, lindur në Vibo Valentia
  20. PAPANDREA Salvatore, lindur në Taurianova
  21. PILATI Fabrizio, lindur në Arona
  22. SAFINE Abderrahim, lindur në Marocco (23. SCAGLIONE Francesco, lindur në Alermo
  23. STILO Giovanni, lindur në Nicotera
  24. VISCOTTI Michele, lindur në San Severo

Hetimet për këtë operacion kishin nisur që para dy vitesh dhe është cilësuar si një sukses i vërtetë, pasi është shkatërruar një prej grupeve më të mëdha kriminale.

Është sekuestruar mbi 3000 kg hashash, i cili nëse do të hidhej në treg do t’i sillte klanve të Ndranghetas një përfitim prej 4-5 milionë euro, do të shkonin për trafikun e kokainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME