Categories Sport

Cili do të jetë pasuesi i Kovaç të Bayern Munich

Allegri dhe Mourinho kandidatët kryesorë Niko Kovaç u shkarkua nga trajneri i Bayern Mynich pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Mediat menjëherë nisën aludimet se cili do të jetë pasuesi i tij në bankinën bavareze.

Emri më i lakuar për momentin është ai i Massimiliano Allegrit, i cili nuk drejton një skuadër që nga Maji i këtij viti, kur shpalli Juventusin kampion në Itali. Më herët është përmendur edhe Pochetino, por së pari ai duhet të ndërpresë marrëdhënien me Tottenham, ku duket se po dështon këtë sezon, të paktën në Premier League. Ndërkohë, emri më sugjestionues është ai i Jose Mourinho, por që në klubin e Bajernit të Mynichut nuk pëlqehet shumë për nga problematikat që ia hap me lojtarë të caktuar apo mediat.

Kovaç u shkarkua nga presidenti Karl Heinz Rumenige, i cili ia tha në sy trajnerit kroat shkarkimin, qetë dhe ftohtë, ashtu sic bëjnë gjermanët. Hans Flik, asistenti i Niko Kovaç, do të drejtojë ekipin në ditët në vazhdim, duke përgatitur skuadrën për pjesëmarrjen në Champions ndaj Olympiakos, ndoshta edhe duelin në kampionat në fundjavën e ardhshme ndaj rivalëve të Borusia Dortmund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME