Categories Lajme

Pagat e punonjësve dhe detyrimet tatimore kalojnë nga banka

Të gjitha detyrimet ndaj administratës tatimore dhe pagat e punonjësve tashmë do të jenë të detyruara që të kalojnë përmes bankave. Fillimi i javës së parë të muajit Nëntor, ishte edhe afati i fundit ku të gjitha subjektet tregtare, përfshirë edhe organizatat jo fitimprurëse do të duhet të dorëzonin numrin e llogarisë bankare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Deri tani janë 52 mijë tatimpagues që kanë bërë dorëzimin e numrit të llogarisë bankare, ndërsa ka dhe një pjesë që materialin e kanë dorëzuar në formë shkresore. Deri në momentin që do të bëhet verifikimi, asnjë prej bizneseve nuk do të penalizohet. Pas përpunimit të materialeve të dorëzuara në formë shkresore, tatimet do të vendosin gjoba për subjektet që nuk kanë dorëzuar numrat e llogarisë. Penaliteti është 50 mijë lekë për personat fizikë dhe 100 mijë lekë, për ata juridikë.

Detyrimi për hapjen e llogarisë bankare përfshin edhe tatimpaguesit e rinj, apo atë të që kalojnë si subjekte me TVSH, të cilët duhet ta deklarojnë llogarinë deri në 20 ditë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose ndryshimit të statusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME