Categories Kuriozitete

“Çmendet” shqiponja, ulet mbi turmë

Gjëja e fundit që prisnin këta fansa ishte që një shqiponjë t’u ulej në krah, e madje jo një herë, por dy. Dy tifozë të futbollit amerikan u surprizuan pafund të shtunën, kur shqiponja me kokë të bardhë, që gjendet në Amerikën e Veriut u “çmend” në një lojë futbolli në Teksas dhe vendosi t’i afrohej turmës.

Zogu gjigant, i cili sipas BBC quhet Clark, ishte planifikuar që do të fluturonte rreth e rrotull stadiumit gjatë këndimit të himnit kombëtar, përpara se një turmë prej 90 mijë tifozësh të shihnin ndeshjen mes Notre Dame dhe Clemson.

Por në vend që të ulej pranë kujdestarit, shqiponja vendosi që të shkonte tek një prej tifozëve. 42-vjeçari Albert Armas pranoi më vonë se ishte frikësuar kur kishte Clark që iu ul mbi shpatull.

Në imazhet e kapura në stadiumin AT&T në Arlington mund të shihen tifozët duke brohoritur dhe duke u përpjekur që të kapnin me telefonët e tyre këtë ngjarje të pazakontë.

Megjithatë Clark nuk u kënaq duke vizituar vetëm një tifoz, duke u ulur edhe në krahun e një tjetri, Tuyen Nguyen.

Duke folur për Sports Illustrated, ai tha: “Kur e pashë që u ul në krahun e Armas, mendova se do jetë shumë i lodhur. Kështu që nxora krahun për të parë çfarë mund të ndodhte. Dhe erdhi u ul tek unë. Ishte e mrekullueshme, nuk mund ta besoja”. 

Askush nuk u lëndua nga sjellja e pa planifikuar e shqiponjës. Pas aventurës së shkurtër, Clark u kap nga kujdestarët e tij./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME