Ka startuar në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje spektakolare që pritet të dhurojë spektakël, si në fushë dhe jashtë saj.
Bardheblutë e Tiranës, vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit, ndërkohë që kampionët në fuqi të Partizanit, do të kërkojnë triumfin në derbi, për t’u rikthyer në garën për titull, pas një serish rezultatesh jo fortë pozitive. Të dy trajnerët kanë bërë publike formcionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.
LIVE: TIRANA-PARTIZANI 0-1
Melo 2′
KOMENTI LIVE:
5′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana, me Ngo, por mbrojtësit e Partizanit, janë të vendosur mirë dhe nuk lejojnë hapësira në prapavijë.
2′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Fantastik braziliani Melo. Shpërthejnë në festë të kuqtë. Me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, futbollisti i Partizanit e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans Likës. Goli i dedikohet Lorenc Trashit.
1′ Start i çmendur, Partizani pretendon për 11-metërsh, në minutat e para, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja.
1′ Ka startuar supersfida! Atmosferë elektrizuese! Sfida fillon me 4 minuta vonesë, për shkak të spektaklit të tifozëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Lika, Hoxhallari, Doka, Muça, Vangjeli, Celhaka, Batha, Torasa, Kale, Kobina, Ngo.
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Hakaj, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Çinari, Braun.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja/panorama
