Çmimet e grurit kanë rënë në nivelet e njejta përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën katër muaj më parë.
Kjo pas marrëveshjes së ndërmjetësuar të premten midis Kievit dhe Moskës për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara në Detin e Zi, sipas The Guardian.
Por pavarësisht rënies së çmimit, analistët shprehën skepticizëm në lidhje me aftësinë e marrëveshjes për të anashkaluar realitetet e konfliktit Rusi-Ukrainë mes dyshimeve mbi gatishmërinë e Moskës për të zbatuar marrëveshjen.
Në Euronext, çmimet e grurit për dërgesë në shtator ranë 6.4% në 325.75 dollarë për ton, ndërsa në Çikago ato çmime ranë 5.9% në 7.59 dollarë për buhel – ekuivalente me rreth 27 kg – që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.
Një korridor nga qyteti port ukrainas i Odesës do të rihapet për dërgesat globale të drithërave të bllokuara për shkak të luftës, tashmë në muajin e pestë.
Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ulur me 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekëve për kg. Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar…
Rusia ka sulmuar me drone iraniane infrastrukturën e magazinimit të grurit ukrainas në portet e lumenjve Reni dhe Izmail në Danub, në kufirin midis rajonit Odessa dhe Rumanisë, duke plagosur 4 persona. Këtë e raportoi kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper, në Telegram. Danubi është një rrugë kryesore eksporti për…
Më shumë se 1.5 ton djathë janë grabitur nga një fermë qumështi në Holandë. Mediet e huaja raportojnë se djathi është grabitur nga një bandë kriminale e organizuar e cila dyshohet se do e shiste djathin në tregun e zi në Rusi. Hajdutët grabitën nga ferma 1,600 kilogramë djathë me…