Categories Lajme

Çmimet e naftës rriten sërish, arrijnë në 245 lekë për litër, operatorëve u njihen më shumë shpenzime fikse

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi  pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Ndryshon formula e llogaritjes, njihen më shumë shpenzime fikse

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre;
b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton;
c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;
ç)Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Tashmë ka ndryshuar pika ç, dhe operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se deri tani kompanive u ishte imponuar një formulë që ishte me humbje. Pasi u rakordua me kompanitë për shpenzimet sipas kontabilitetit për shpenzimet operative,  bordi pranoj qe formula e aplikuar ishte gabim. Sipas Shoqatës gjatë kësaj kohë mbi 100 pika karburanti u mbyllën për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet.

Luhatjet e çmimeve

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi.

Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

GRAFIKU: Nafta në bursa 6 muajt e fundit (USD/fuçi). /MONITOR/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME