Categories Politike

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Sot në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme. Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur.

Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë. Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi (shkrimi poshte).

Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit. Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar. Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.

Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij. Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME